Presioni në kufijtë evropianë: Gjermania kontrolle ndaj Polonisë dhe Republikës Çeke

Në tetë muajt e parë të këtij viti, rreth 204.000 persona kanë aplikuar për azil në Gjermani.

Kjo është 77 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe liderët gjermanë janë nën presion për të goditur numrin në rritje të azilkërkuesve, shumë prej të cilëve tani po kalojnë kufijtë në Poloni dhe Republikën Çeke.

Prandaj, Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar se do të rivendosë kontrollet kufitare me të dy vendet, një veprim që ka hasur në kundërshtimin e fortë si nga qeveria e koalicionit ashtu edhe nga sindikatat, të cilët e kanë quajtur atë joefektiv.

Nancy Fazer, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, ka në plan që, siç shkruan Politko, të kryejë kontrolle në vendkalimet “të njohura se përdoren shpesh nga kontrabandistët e njerëzve”, tha zyrtari.

Këto “kontrolle të përkohshme në pikat e përzgjedhura kufitare” do të fillojnë “në ditët në vijim”.