Kaotik debati i dytë për president në SHBA, mungon sërish Trump

Donald Trump mungoi sërish në dabatin e së mërkurrës, ku shtatë kandidatë republikanë që shpresojnë të bëhen pjesë e garës për president në SHBA debatuan mes njëri-tjetrit.

Ndërsa kundërshtarët e tij debatonin në Bibliotekën Presidenciale “Ronald Reagan” në Kaliforni, ish- kreu i shtwpisw sw bardhw organizoi një tubim politik në Miçigan, një shtet i rëndësishëm për betejën elektorale, ku punëtorët e linjave të prodhimit të automobilëve janë ngritur në grevë ndaj tre kompanive më të mëdha të vendit.

Të gjithë kandidatët ishtë përqëndruar në disa pika kryesorë si ekonominë, emigracionin dhe Kinën. Ku nuk munguan kritikat për presidentin Joe Biden për krizën e emigrantëve në kufirin jugor, por sërishtë vëmëndjen e mori shënjestrimi që i bënin ish presidentit Trump…

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis e fajësoi për borxhin kombëtar. Mike Pence, ish zëvendëspresident nën administratën e Trump nga 2017-2021, tha se ai do të kishte një qasje të kundërt me nëse zgjidhej. Ai tha se Trump planifikoi të centralizonte pushtetin.

Ndryshe nga DeSantis, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, këtë herë e quajti “Donald Duck” si një mënyrë për të tallur vendimin e tij për të mos marrë pjesë në debat.

Debati zgjati 2 orë dhe akuzat e tonet ndaj njëri-tjetrit, në këtë përballje të dytë, ishin të larta. Edhe moderatorët e humbën durimin disa herë për shkak të mungesës së kontrollit në ton dhe gjuhë të përdorur nga kandidatët.

Ish-Presidenti Trump sipas një sondazhi në nivel kombëtar nga RealClearPolitics gëzon mbështetjen e 56% të votuesve republikanë dhe se kryeson me 42 pikë përqindje më shumë se sfidanti, Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Debati i së mërkurës vjen tre muaj e gjysmë përpara votimit të parë republikan. Një datë e rëndësishme politike është 5 marsi, kur zgjedhjet paraprake brenda partisë do të mbahen njëkohësisht në mbi 12 shtete, një ditë pasi pritet të fillojë në Uashington gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump për ndërhyrjen në zgjedhje një betejë ligjore që mund të zgjasë për javë të tëra.