E konfirmojnë shkencëtarët japonez, gjendet mikroplastikë në re
Studiuesit në Japoni kanë konfirmuar se në re ka prani të mikroplastikës, që mund të ndikojë në klimë në mënyra që ende nuk janë deshifruar plotësisht.
Shkencëtarët u ngjitën në dy majat më të larta për të mbledhur ujin nga mjegulla, dhe përmes teknikave të avancuara të imazherisë që aplikuan në mostra, përcaktuan vetitë e tyre fizike dhe kimike.
Ekipi identifikoi 9 lloje të ndryshme polimeresh dhe një lloj gome në mikroplastikën e ajrit, që varionin në madhësi nga 7.1 në 94.6 mikrometra.
Çdo litër ujë re i testuar, përmbante 6.7 deri në 13.9 mikro pjesë plastikë.
"Nëse çështja e ndotjes plastike të ajrit nuk trajtohet në mënyrë proaktive, ndryshimet klimatike dhe rreziqet ekologjike mund të shkaktojnë dëme të serioze mjedisore në të ardhmen’, paralajmëruan specialistët në një deklaratë.
‘Kur mikroplastika arrin në atmosferën e sipërme dhe ekspozohet ndaj rrezatimit ultravjollcë nga rrezet e diellit, ato degradohen, duke kontribuar efektin serrë’, -vijon shpjegimi i tyre.
Mikroplastika janë zbuluar edhe brenda peshqve, akullit të detit Arktik dhe borës në malet e Pireneut, mes Francës dhe Spanjës, megjithatë deri tani ishte e paqartë si kishin përfunduar aty.
Hulumtimet tregojnë se mikroplastika gëlltitet ose thithet nga njerëzit dhe kafshët njësoj dhe janë zbuluar në organe të shumta si mushkëritë, zemra, gjaku dhe placenta.
Dëshmitë e reja të studiuesve e lidhin mikroplastikën me një sërë efektesh në shëndetin e zemrës dhe mushkërive, si dhe kanceret, përveç dëmit të përhapur mjedisor.
