Të shtëna me armë në Roterdam, 2 të vrarë dhe disa të plagosur, arrestohet 32-vjeçari

Dy të vdekur dhe disa të plagosur janë raportuar pas dy të shtëna me armë zjarri në Roterdam, thonë autoritetet lokale.

Një person i armatosur thuhet se ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore në qytetin holandez.

Mediet lokale raportojnë se sulmuesi fillimisht hapi zjarr në një shtëpi, duke plagosur dy persona, përpara se t'i vinte flakën ndërtesës. 

Një zëdhënës i policisë së Roterdamit tha se i dyshuari më pas u nis për në një spital lokal. Më pas 32-vjeçari është arrestuar.

Ai u arrestua në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, dhe si i dyshuar si i përfshirë në të dyja incidentet e të shtënave.