Putin sfidë bërthamore botës: Ruajmë ekuilibrat botërore
Vladimir Putin rikthen hijet e “luftës së ftohtë” teksa lajmëroi se se Rusia po punon për armë të reja bërthamore që sipas tij do të ruajnë ekuilibrat në Botë. Edhe udhëheqësi I Koresë së Veriut lajmëroi rritjen e armëvë atomike
Presidenti I Rusisë lajmëroi se “Agjencia ruse e energjisë atomike Rosatom po punon për “krijimin e armëve të avancuara bërthamore në mes të krizës dhe përplasjeve me komunitetin ndërkombëtar për agresionin në Ukrainë!
“Është kënaqësi që sot stafi i Rosatom, punonjësit e kompanive të specializuara dhe qendrave kërkimore po përmirësojnë traditat e mrekullueshme të paraardhësve të tyre.
Ata po zgjidhin në mënyrë aktive problemet që lidhen me futjen e teknologjive inovative në sektorët e energjisë dhe hapësirës, në mjekësinë bërthamore, ekologjinë dhe në modernizimin e flotës së anijeve nukleare akullthyese.
Këta njerëz po marrin pjesë në krijimin e armëve të avancuara të afta për të ruajtur ekuilibrin strategjik në botë”, është shprehur shefi i Kremlinit në fjalimin e urimit drejtuar punonjësve të industrisë bërthamore.
Por teksa rikthen garën bërthamore, Putin ka shtuar se është e rëndësishme të vazhdohet rruga e thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zgjerimi i kontakteve reciproke të dobishme me partnerë të ndërgjegjshëm e të besueshëm jashtë vendit.
Koreja e Veriut, vend aleat I moskës thotë se do të ndjekë këtë rrugë
Udhëheqësi Kim Jong Un bëri thirrje për një rritje eksponenciale të prodhimit të armëve bërthamore dhe që vendi i tij të luajë një rol më të madh në një koalicion kombesh që përballen me Shtetet e Bashkuara në një "Luftë të re të Ftohtë", media shtetërore tha të enjten.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha se Kim i bëri komentet gjatë një sesioni dy-ditor të parlamentit të vendit, i cili ndryshoi kushtetutën për të përfshirë politikën e tij për zgjerimin e programit të armëve bërthamore të vendit.
