3 ditë zie në nder të terroristëve, Çipa: Është provokim i rëndë. Serbia ka marrë goditje tronditëse diplomatikisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 22:25
Gazetari Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora Neës” me moderatoren Beti Njuma foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin ndërkombëtar, që shkaktoi sulmi terrorist në veri të Kosovës.
“Tre ditë zie, është provokacion. Goditja që mori shtetërisht në imazhin e vet pas kësaj që ndodhi është tronditëse për vetë Serbinë.
Ka një postim tashmë që i buron Kosovës nga e drejta e saj për t’u mbrojtur, dhe dëshmoi se ajo është një vend që funksionon institucionalisht.
Me argumentet e saj Kosova është bindëse në faktimin e saj që kemi të bëjmë me një akt terrorist ndaj shtetit të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera gazetari Aleksandër Çipa.


