Deutsch Color: Ringrihemi, CEO Luan Muça: Mirënjohje për të gjithë që ishin me ne
Delta Group, kompania që ka në procesi fabrikën e bojërave Deutsch Color, në Maminas që u përfshi mbrëmjen së shtunës nga zjarri ka reaguar me një deklaratë për situatën e krijuar
Luan Muça, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë thotë se me një ndjenje te thelle mirënjohje dhe me krenari dua t’iu njoftoj se kjo situatë e vështirë u përballua nga te gjithë.
“Bashke! Fatmirësisht nuk patëm asnjë fatkeqësi të parikuperueshme, përveç dëmeve materiale. Dëshiroj te shpreh mirënjohjen tonë maksimale ndaj te gjitha strukturave të shtetit për ndihmën e dhënë natën e djeshme ne fabrikën e Deutsch Color, thuhet në reagim
Nderim te veçante ndaj reparteve të zjarrfikësve të Forcave të Armatosura, Emergjencave Civile, Shijakut, Durrësit, Tiranës, Kamzës etj., të cilët luftuan për disa orë pa ndërprerje duke vendosur jetën e tyre ne rrezik dhe bënë të mundur shpëtimin e pjesës më te madhe te fabrikes Deutsch Color.
Gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë sinqerisht, Ministrin e Brendshëm, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile, drejtuesit e shërbimit zjarrfikës të cilët u gjendën menjëherë në drejtimin e aksionit për shpëtimin e këtij investimi të rëndësishëm në Shqipëri.
Familja jonë Delta Group dhe Deutsch Color ju shprehim mirënjohjen dhe dëshirojmë të garantojmë miqtë, klientët, bashkëpunëtorët tanë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë se kemi marrë masat për rikthimin në prodhim brenda një kohe shumë të shkurtër.”
