Kërkojnë sheshin, banorët në protestë. Hapësira e rrethuar nga privati: E kam marr me qira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 15:04
Banorët e një pallati në zonën e stacionit të trenit në Tiranë kanë dalë në protestë, pasi prej një muaji kanë mbetur pa një shesh-pushim.
Ata ankohen se hapësira para pallatit të tyre është rrethuar me tel nga një person, i cili pretendon se e ka marrë me qira.
"Biseduam me të, tha që do e heqi, erdhi dhe policia po e njëjta situatë", thanë banorët.
Banorët deklaruan se kanë filluar të ndjekin rrugët ligjore për zgjidhjen e cështjes dhe i bënë thirrje organeve kompetente për reagim, teksa theksuan nevojën urgjente për hapsirë.
"Nuk duam lekë duam sheshin bosh", thanë banorët.
Ndërkohë, pala tjetër në konflikt pretendon se pronën e ka marrë me qira nga pronari i ligjshëm i truallit dhe disponon të drejatat për ta përdorur.
