Klan Kosova: Njësia Speciale ka hyrë brenda Manastirit të Banjskës ku ndodhen terroristët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2023, 17:58
Klan Kosova ka raportuar përmes burimeve të saj se forcat speciale policore të Kosovës kanë hyrë brenda Manastirit të Banjskës ku edhe është vendnodhja e pjesëtarve të armatosur të formacionit terrorist ende të paidentifikuar.
Pas njoftimin nga Policia e Kosovës se tashmë janë eliminuar tre pjesëtarë të këtij formacioni terrorist, mediumi në fjalë thotë se në rrethinin e këtij objekti ka depërtuar njësia speciale policore e Kosovës.
“Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit. Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës”, ka raportuar Klan Kosova.
