Mashtruesi ngre faqe për ‘donacione kanceri’ pasi donte të hynte në turneun e pokerit me $30 000
Këtij lojtari amator pokeri duket se “blofi” që luajti i shpërtheu në fytyrë.
I fiksuari Rob Mercer gënjeu për të përfituar mijëra dollarë duke pretenduar në mënyrë të rreme se kishte kancer terminal, me shpresë se do të mblidhte shumën e mjaftueshme për të hyrë në turneun botëror të pokerit kësaj vere.
Mercer, nga California, ka pranuar gënjeshtrën e ulët gjatë një interviste me rrjetin lokal Las Vegas Review-Journal por tha se ishte penduar dhe nuk do ta bënte më kurrë.
37-vjeçari nisi një faqe donacionesh në qershor për të realizuar ëndrrën e konkurrimit në kampionatin botëror të pokerit No-limit Hold’em World Championship.
Ai thotë: “Gënjeva duke thënë se kam kancer të zorrëve. Nuk isha fare sëmurë, por e bëra për të mbuluar situatën time”, tha ai në rrëfimin shokues për gazetën.
“Ishte e gabuar, nuk duhet t’i kisha thënë njerëzve ashtu, ishte një nxitje e momentit për të cilën jam penduar”.
