Puthi pa leje Mbretëreshën/ Zonja e parë e Francës, në shenjestër të kritikave

Zonja e parë e Francës është vënë në shenjestër të kritikave për takimin me puthje me Mbretëreshën Camilla, të Mbretërisë së Bashkuar.

E megjithe reagimet, mbretëresha dhe zonja e parë duket se janë kënaqur në pranin e njera tjetrës, duke zhvilluar dhe një lojë ping-pong.

Vizita e Mbretit Charles në Francë u komentua gjerësisht nga shtypi francez për rëndësinë që ka për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Por përveç pritjes madhështore të 74-vjeçarit nga shefi i Elizesë, vëmendje morën edhe Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë e Francës dhe shkak për këtë u bënë puthjet e shkëmbyera mes njëra-tjetrës.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjet duke qenë se sipas rregullave të sjelljes mbretërore nuk lejohen. Një detaj tjetër që u komentua jo pak ishte edhe përkulja e kërkuar nga Mbretëresha.

E megjithe reagimet, mbretëresha dhe zonja e parë duket se janë kënaqur në pranin e njera tjetrës. Ato kanë zhvilluar edhe një lojë pingpongu gjatë vizitës më të të në një qendër sportive në Saint-Denis në periferi të Parisit.

Vizita e Charles 111 është e para shtetërore në Francë. Shefi i Elizesë organizoi takimin historik duke u kujdesur në detajet më të vogla.