Erdogan mesazh LGBTQ nga OKB: Ju keni të drejta, por mos harroni se edhe ne që jemi kundër kemi po aq të drejta sa ju
Kreu i shtetit turk Tajip Erdogan është ndjerë i shqetësuar dhe aspak komod në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara.
Duke dhën një intervistë për gazetarët ai është ndjerë i bezdisur me ngjyrat e shumta dhe të ndezuara të vendosuara që në hyrje të godinës së OKB-së, duke i lidhur ato se i përkasin komunitetit të LGBT.
Në deklaratë ai thotë se ky komunitet ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre kemi të drejtë.
Duke thënë se donte ta diskutonte këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Një nga çështjet që më shqetëson më shumë ndoshta ka tërhequr vëmendjen tuaj gjithashtu. Ndërsa hyni në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shihni ngjyrat LGBT në shkallët dhe disa zona të tjera.
Ajo që kërkohet të bëhet këtu është e rëndësishme. Aktualisht, njëri nga liderët është pro LGBT dhe lideri tjetër është kundër LGBT, një situatë e tillë ekziston.
Çfarë kërkohet të bëhet? Personalisht do të doja të kisha mundësinë të flisja për këtë me Sekretarin e Përgjithshëm.
Sa persona LGBT ka në botë për momentin? Ata që janë kundër personave LGBT kanë aq të drejta sa kanë në këto hapa. Sepse kjo është një çështje humanitare dhe duhet të dimë se ka njerëz që janë të shqetësuar nga kjo situatë.”, tha Erdogan.
Megjithatë, disa diplomatë të OKB-së sugjeruan se Erdogan mund të ketë ngatërruar 17 ngjyrat e ndryshme që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe dekorimin e pjesëve të selisë së OKB-së, me ngjyrat e krenarisë së ylberit të lidhura me të drejtat LGBTQ.
Ndërsa, Guterres ka qenë një mbështetës i zëshëm i të drejtave LGBTQ dhe ka deklaruar nuk ka ngjyra të krenarisë së ylberit në selinë e OKB-së që promovojnë të drejtat LGBTQ.
17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuara nga liderët botërorë në vitin 2015 me një afat kohor deri në vitin 2030, janë një listë globale që synon zhdukjen e urisë, të varfërisë ekstreme, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë, dhe promovimin e barazisë gjinore.
Homoseksualiteti nuk është një krim në Turqi, por armiqësia ndaj tij është e përhapur dhe goditjet e policisë ndaj paradave të Krenarisë janë bërë më të ashpra gjatë viteve të fundit.


