Protesta e mësuesve në Nepal, 110 arsimtarë kundër projektligjit të reformës në arsim

Rreth 110 mijë mësues në Nepal kanë dal në protestë kundër projektligjit të reformës në arsim.

Ata janë kundër propozimeve për t'i dhënë qeverive vendore mbikëqyrjen e shkollave dhe ndalimin e mësimdhënësve që t'i bashkohen grupeve me përkatësi politike.

Të enjten, shumë protestues marshuan drejt parlamentit në kryeqytet ndërsa policët shtynë me dhunë turmën që po përpiqej të kalonte barrikadat e çelikut.

Nxënësit dhe prindërit kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund trazirave 3 ditore, në mënyrë që mësimi të rifillojë.

Mësuesit nepalezë ishin veçanërisht të përfshirë në luftën e vendit për demokraci ndërsa partitë politike kanë qenë prej kohësh të interesuara t’i rekrutojnë ata si aktivistë.


Por disa ekspertë të arsimit argumentojnë se përfshirja e mësuesve në politikë dëmton cilësinë e arsimit.

Drejtuesit e qeverisë u takuan të enjten me protestuesit për të diskutuar shqetësimet e tyre. Zyrtarët deklaruan se bisedimet ishin pozitive, por pa asnjë zgjidhje përfundimtare.

Mësuesit kanë kërcënuar se do të vazhdojnë demonstratat nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ndërsa zyra e kryeministrit ka siguruar se qeveria nuk ka ndërmend të minojë moralin e mësuesve.