Përplasja me BE-në, Halimi: Kurti, dinak, e di shumë mirë që Asosiciaoni do e djegë atë politikisht, po dëmton Kosovën

Jeton Halimi, Drejtor Ekzekutiv për Institutin e Studimet Evropiane Globale i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së të angazhuar në procesin e dialogut.

“Shpërthimet e fundit në Mitrovicën e Veriut janë shenjë e keqe sa i përket bisedimeve që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.

Dihet që Aleksamndër Vuçiç e përdor popullsinë serbe atje, sidomos disa hajdutë dhe kriminelë që të bëjë trazira dhe të mos ketë qetësi atje.

Uroj që dhunë të mos ketë më atje, dhe kjo është një shenjë e qartë edhe për Bashkimin Evropian dhe të gjithë ndërkombëtarët që është Vuçiç që po tensionon situatën në Veri, ndaj kjo është dhe arsyeja se pse BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje në mënyrë që të ulen tensionet në veri dhe situata të normalizohet.

Edhe vetë Vuçiç e di shumë mirë që Kosova është një shtet i Pavarur dhe si e tillë, edhe ai dhe popullata serbe që jeton në Kosovë duhet t’i nënshtrohen të gjitha ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës.

Sa i përket përplasjeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë, zoti Kurti është një dinak dhe duhet t’i thërrasë mendjes që duhet të themelojë Asosociaonin, dhe ai e di shumë që po të bëhet kjo duhet ta mbyllë edhe karrierën e tij politike si udhëheqës i shtetit të Republikës së Kosovës.

Dhe këtë përplasje e bën qëllimisht, por që është në dëm të Kosovës, dhe e bën duke e ditur që këto lojëra duhet të bëhen dhe duke parë një Serbi që është agresive dhe luftë-nxitëse dhe si e tillë ai nuk duhet të bjerë në grackat e Vuçiçit”, u shpreh Halimi.