Rikthehen tensionet? Shpërthim në Mitrovicë të Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2023, 08:19
Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin për mediat lokale e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili tha se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një granatë dore.
Elshani u shpreh gjithashtu se përveç disa dëmeve, nuk ka pasur të lënduar nga ky shpërthim.

