Hoti: Qëllimi i Serbisë është që problemi i Kosovës të mos zgjidhet, luan lojën e zvarritjes

Analisti Agron Hoti përmes një lidhje "Skype" foli në Ora News për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti theksoi se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen, ndryshe do ketë pasoja.

Sipas analistit Hoti, qëllimi kryesor i Serbisë është që problemi i Kosovës të mos zgjidhet.

"Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen, në të kundërt ka pasoja. Serbia luan lojën e zvarritjes. Qëllimi madhor i Serbisë është që problemi i Kosovës të mos zgjidhet. Viti 2024 të mos e gjejë Kosovën me masa ndëshkuese pasi do ishte katastrofike për vendin.

Gjuha denigruese pas 14 shtatorit nuk ka lënë shumë vend për bisedime. Procesi po shoqërohet nga një mos transparencë e plotë", tha ndër të tjera Hoti.