Conference League/ Muçi e nis titullar me Legian, sfidon anglezët e Aston Villas

Ernest Muçi e nis nga minuta e parë ndeshjen e grupeve të Conference League me Legian e tij që pret në shtëpi skuadrën e Premier League, Aston Villa. Një ndeshje e vështirë për polakët, por që është në dukje edhe një nga ato ndeshjet perfekte që sulmuesi shqiptar të lërë gjurmët e tij.

Ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për ish-futbollistin e Tiranës që në gjashtë ndeshje ia ka dalë të shënojë tre gola për polakët. Madje, bëhet fjalë për gola me peshë që kanë ndikuar në sukseset e Legias.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse Muçi do t’ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës edhe ndaj Aston Villas dhe të mposhtë portierin kampion të botës, Emiliano Martinez.

Ndeshja mes Legias së Varshavës dhe Aston Villas nis nga ora 18:45.

Conference League/ Muçi e nis titullar me Legian, sfidon anglezët e