Leao refuzoi çmimin “Lojtari i ndeshjes"

Ishte një nga lojtarët më të mirë për Milanin në “San Siro”, por rezultati i bardhë ka bërë që të refuzonte çmimin, i cili akordohet nga UEFa në fund të secilës ndeshje. Flasim për Rafa Leaon, i cili ishte i dëshpëruar në fund të ndeshjes përballë Njukasëllit për atë inkursion të shfrytëzuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Sipas disa prej medieve italiane portugezi është habitur dhe më pas është bezdisur kur kishte mësuar se UEFA e kishte zgjedhur si lojtarin e atij takimi. Për ta bindur që të jetë pjesë e ceremonisë mësohet si drejtuesit e Milanit i kanë kujtuar se çfarë e priste nëse nuk shfaqej për të tërhequr trofeun.