VIDEO/ Portieri i Lacios shënoi me një rastësi të çuditshme, çdo shifër lidhet me numrin 94
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2023, 18:12
Ivan Provedel u kthye në hero për skuadrën e Lacios, duke shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit. Gardiani 29-vjeçar arriti të shënonte në sekondat e fundit të takimit, duke i dhënë skuadrës së tij 1 pikë të vlefshme.
Ndërkohë, për golin e portierit ka një rastësi të jashtëzakonshme. Ai mban numrin 94 në fanellë, ndërkohë që me këtë numër lidhen të gjitha të dhënat e golit të shënuar. Portieri 29-vjeccar është i gjatë 1.94, ka lindur në vitin 1994 dhe goli i tij është shënuar në minutën e 94.19 sekonda.
Numrin në fanellë, portieri ka zgjedhur që ta ketë 94.
Moments like this show why football is the greatest sport to ever exist ❤️❤️❤️
— LFC Denzo (@Denzoo5) September 20, 2023
PROVEDEL scored goal for the ages ???? pic.twitter.com/eRsP742Zc8
