Champions League/ Bellingham sërish heroi i Realit, Galatasaray heroik në Turqi

Real Madrdi ka vuajtur shumë, por në fund ka arritur të marrë një fitore minimale ndaj Union Berlin. Sërish vendimtar për madrilenët ishte talenti Jude Bellingham.

Anglezi shënoi në limite në minutën e 94 për ti dhënë tre pikët Realit në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Champions League. Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 18:45, Galatasaray arriti që nga dy gola disavatazh të merrte një barazim.

Sfida në Turqi ishte mjaft e luftuar me Copenhagen që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. Galatasaray shënoi brenda 2 minutash në minutat 86 dhe 88.