“300 kërcënime me vdekje”, ofendoi Galatasarayn, tifozët turq i hakmerren te gruaja

Danezët e Copenhagenit ishin shumë afër fitores në Turqi. Skuadra nordike po kryesonte 0-2 kundër Galatasarayt deri në minutën e 86’, por kampionët e Turqisë realizuan dy herë në fund.

Dhe ndeshja e grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Bayern Munchen e Manchester United, përfundoi në barazim 2-2.

Portieri i Copenhagenit, Kamil Grabara shpërtheu pas ndeshjes, teksa në rrjetet sociale shkroi:

Meritonim 3 pikët kundër këtyre haleve, por kështu është jeta. Të vazhdojmë përpara”, ishin fjalët e zgjedhura nga 24-vjeçari polak.

Ofendimi ndaj Galatasarayt ka tërbuar tifozët nga Stambolli, të cilët kanë shpërthyer në komente kundër portierit dhe gruas së tij.

Kjo e fundit është kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale. “Vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar kam marrë mbi 300 kërcënime me vdekje, kjo nuk është normale”, u shpreh bashkëshortja e Grabaras.

“300 kërcënime me vdekje”, ofendoi Galatasarayn,