Ambasadorja e Britanisë në OKB publikon fjalën e Ramës: Rusia dështoi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2023, 07:52
Debati i kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e Rusisë në OKB dhe mbështetja e tij për Ukrainën vijojnë të marrin vëmendjen e diplomatëve perëndimorë.
Ambasadorja Barbara Woodward, përfaqësuese e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara shkruan se “Rusia dështoi të ndalojë fjalimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky”.
Ambasadorja citon fjalët e Ramës kur thotë se “Zelensky nuk do ta merrte fjalën në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë.”
“Rusia u përpoq sot të ndalonte presidentin Zelensky të fliste para tyre në Këshillin e Sigurimit. Ata dështuan!", shkroi Woodward në platformën X.
“Siç theksoi Edi Rama, Presidenti Zelensky nuk do të fliste në Këshill, nëse Rusia nuk do të bënte luftë në Ukrainë”, shtoi ajo.

