Macron bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit: Armëpushimi me Armeninë duhet të respektohet

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me homologun azer, Ilham Aliyev.

Macron i tha Aliyev se armëpushimi në Nagorno-Karabakh duhet të respektohet.

Ai tha gjithashtu se duhet të sigurohen garanci për të drejtat dhe sigurinë e popullsisë së rajonit të Nagorno-Karabakh në respekt të së drejtës ndërkombëtare.