Shisnin drogë pranë shkollave, të arrestuarit e “Tempullit” njihen me akuzat e masat e sigurisë
233 të arrestuarit gjatë operacionit “Tempulli”, për shpërndarje drogë pranë shkollave po njihen me akuzat dhe masat e sigurisë në gjykatat e qyteteve kryesore ku ushtronin veprimtarinë kriminale.
Disa nga 30 të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli” në Durrës u shfaqën të qetë në Gjykatë ndërsa u njohën me akuzat dhe masat e sigurisë
Prokuroria e Durrësit firmosi 41 urdhër-arreste, mes të cilave 3 janë për gra, dy të arrestuara dhe një ende në kërkim.
Për të njëjtin operacion gjykata e Vlorës la në burg këtë të dielë 13 persona, ndërsa 5 me kërkesë të prokurorisë do të hetohen në gjendje të lirë!
Në Vlorë janë prerë 32 fletë-arreste për prodhim dhe shitje narkotikësh, nga të cilët 28 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Avokati Edmond Dëma, pretendon se për shumë prej tyre mungojnë provat, ndërsa përgjimet sipas tij lënë vend për interpretim.
Sakaq gjykata e Korçës la në burg pa afat 11 të arrestuarit e operacionit “Tempull”, të cilët përballë akuzës për trafik e shpërndare u vetëdeklaruan përdorues
Në kuadër të këtij operacioni blic në qarkun Fier u arrestuan 4 persona nga të cilët dy mbeten në qeli. Më herët gjykata e këtij qyteti vendosi që 6 të arrestuar të hetohen në gjendje të lirë.
Policia e Shtetit tha se në kuadër të operacionit “Tempull” u goditën në total 23 grupe kriminale të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës kryesisht pranë shkollave. Në pranga përfunduan 233 persona.
Gjatë aksionit u sekuestruan 120 kg cannabis, 190 gramë kokainë, 100 gramëe, 135 gramë MDMA armë dhe materiale të ndryshme që përdoreshin për veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
