Përplaset nga një makinë 11-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë me dije se një 11-vjeçar në Tiranë ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në zonën e Laprakës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.