"Tempulli" në Fier, ja vendimi i gjykatës për të shoqëruarit

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier për 1 prej 4  shtetasve që u arrestuan pak ditë më parë nga uniformat blu në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar,  “Tempulli” i cili u shtri edhe në qarkun e Fierit dhe “ detyrim paraqite për një tjetër.

Nga 4 të ndaluarit , dy prej tyre janë paraqitur në seancë, për një vazhdon ende , ndërsa një tjetër nuk është paraqitur në gjykatë në seancën që ka nisur paraditen e sotme. Në  kuader të këtij operacioni blic, në qarkun Fier u arrestuan  në flagrancë , 4 shtetas ndërkohë që 6 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë përfunduan shtetasi Jaho  Nuhu, 38 vjeç banues në Fier, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , “ Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “ Mbajtja pa të drejtë e uniformës” ; shtetasi Armando Smaka, banues në Fier, për veprën penale, “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ; Franko Stolla , 22 vjeç ,  banues në Divjakë, për veprën penale, “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe shtetasi Odisea Veliu,  18 vjeç, banues në Divjakë, për veprën penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan, 304 grame kanabis, dhe 26.30 gramë kokainë, 1 armë e ftohtë, 8 celularë, 3 automjete, 2 milionë lekë të rinj, dhe paisje policie, ( 1 uniformë dhe stema policie).