UPSS! Kiara xheloze për modelen në klipin e Luizit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2023, 12:37
Fituesi i spektaklit televiziv "BBV2", Luiz Ejlli, pak ditë më parë solli një projekt të ri muzikor të titulluar “Amanet”.
Ndryshe nga këngët e tjera këtë herë protagoniste në klip ishte një modele e quajtur Santiana Maloku, e cila ka qenë e ftuar në një intervistë, ku ka zbuluar disa "sekrete" në lidhje me këtë projekt.
E pyetur si fillim se sa është paguar nga këngëtari, ajo vendosi të mos përgjigjet.
Ndërsa, kur u pyet nëse bashkëshortja e Luizit, Kiara Tito ishte ndopak xheloze për të, modelja tha duke qeshur: “Pak po”.

Kujtojmë që tashmë miqtë e Kiarës, disa ditë më parë konfirmuan se ajo është në pritje të ëmbël.
