Ellen DeGeneres i rikthehet televizionit

Producentja amerikane, do të rikthehet në televizion më 23 shtator me një shfaqje speciale dyorëshe me titull “Saving the Gorillas: Ellen’s Next Adventure”.

Dokumentari ndjek DeGeneres, ndërsa ajo udhëton në Ruanda për të mësuar më shumë rreth përpjekjeve për ruajtjen e gorillave dhe për të kontribuar në këto përpjekje, duke ndërtuar kampusin e fondit të Gorillave "Dian Fossey".

Ky emision vjen pas shkëputjes së saj për më shumë se një vit nga televizioni, pasi aktorja përfundoi emisionin e saj. Me anë të një videoje zbulohet një përmbledhje e shkurtër e punës që u desh për ta bërë realitet "Kampusin Ellen DeGeneres të Fondit të Gorillave Dian Fossey", duke përfshirë vizitat në natyrë për të takuar gorillat ballë për ballë.

Në klip, DeGeneres udhëton në pyll me gruan e saj, Portia de Rossi, dhe me një grup konservatorësh. Videoja më pas përfundon ndërsa një gorillë puth fëmijën e saj në kokë.

Siç do të tregohet edhe në emision, DeGeneres dhe ekipi të saj, iu është dashur të përballeshin me pengesa të shumta, duke përfshirë pandeminë COVID-19, shpërthimet e vullkaneve dhe tërmetet, përpara se kampusi të hapej.

Ellen DeGeneres i rikthehet televizionit