Julia Fox "shkrihet" me Jeffree Star në "look"

Aktorja amerikane, Julia Fox, e cila u bë e famshme nga roli i saj si Julia De Fiore në filmin “Uncut Gems” ka habitur ndjekësit e saj me pamjen e saj të re.

Ish- e dashura e Kanye West, është bërë bjonde dhe ndjekësit po e krahasojnë me Jeffree Star.

Duhet të theksojmë se aktorja në çdo dalje të saj publike arrin që të tërheqë shumë vëmendje për shkak të veshjeve mjaft të çuditshme dhe mjaft të guximshme.

Kujtojmë gjithashtu që Julia ka reaguar ndaj thashethemeve se ka humbur peshë duke përdorur injeksionin e insulinës "Ozempic". Së fundmi në një intervistë ajo ka thënë se nuk do të përdorte kurrë një injeksion që i ndihmon pacientët të mbijetojnë.