Don Xhoni dhuron shtëpi për një familje në nevojë, jep mesazh sensibilizues: Të gjithë nga pak bëhemi shumë!
Reperi kosovar, Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit si Don Xhoni, njihet për veprat e tij humane, me të cilat jep dhe mesazhe sensibilizuese tek ndjekësit.
Ditën e shtunë, ai ishte në Suharekë ku takoi kreun e shoqatës "Jetimat e Ballkanit", Halil Kastrati për të dhuruar një shtëpi. Këtë e bëri të ditur vetë Halili në një postim, ku e falënderon artistin që po gëzon një familje.
Don Xhon e rishpërndau në rrjetet sociale fotografinë me Halilin, duke bashkëngjitur një mesazh të vyer për të gjithë.
“E falënderoj Zotin që në moshë të re më ka mundësuar të ndihmojë dikë edhe me e bë të lumtur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të gëzosh dikë, për atë edhe e kemi publiku, jo për marketing, por për t’ju bërë thirrje krejt juve që keni mundësi që të ndihmoni sado pak. Krejt nga pak bëhet shumë! Zoti na rujt të gjithëve”, ka shkruar reperi.

