Telashe me drejtësinë, Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Aktori komedian, Russell Brand, është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare.

Sipas mediave të huaja, katër gra pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga komendiani midis viteve 2006 dhe 2013, kur ai ishte në kulmin e famës së tij, duke luajtur në filmat e Hollyëood-it.

Një grua pretendon se Brand e përdhunoi pas një muri në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ajo u trajtua në një qendër të krizës së përdhunimeve teksa "The Times" thotë se ka parë të dhëna mjekësore që konfirmojnë denoncimin.

Gruaja e dytë pretendon se Brand e sulmoi kur ishte në fillim të të 30-ave dhe ajo ishte 16 vjeçe dhe ende në shkollë.

Gruaja e tretë pretendon se Brand e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte me të në Los Anxhelos dhe se ai kërcënoi se do të merrte masa ligjore nëse ajo i tregonte dikujt tjetër.

Gruaja e katërt pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Brand dhe ai po abuzonte fizikisht dhe emocionalisht ndaj saj.

Ndërkohë, Russell Brand publikoi një video në të cilën ai mohoi akuzat e rënda kriminale dhe tha se po bëhen kundër tij.