Profesioni në botën e globalizuar/ “Western Balkan” në bashkëpunim me Kembrixh, kushte optimale

Sfidat e mjekëve të ardhshëm, metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe rëndësia e këtij profesioni në botën e globalizuar.

Kjo temë u zhvillua në tryezën e rrumbullakët me pjesëmarrjen e disa prej drejtuesve të shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit dhe pedagogë e studentë të “Western Balkan”.

Iris Allajbeu, pedagoge në Universitetin e Kembrixhit konfirmoi bashkëpunime të tjera me universitetet më të mira në botë.

Iris Allajbeu: “Ky do të jetë fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy universiteteve, i cili do t’i mundësojë studentëve të Mjekësisë të Universitetit “Western Balkan” trajnime të vazhdueshme nga ekspertët e Kembrixhit”.

Universiteti “Western Balkan” vjen gjithashtu me kushtet bashkëkohore të mësimdhënies, duke integruar së bashku teorinë dhe praktikën.

James Tanner: “Sot vizituam universitetin. Ky është viti i dytë i studentëve të Mjekësisë në universitet dhe gjithashtu takuam studentët e Mjekësisë me të cilët ndamë këshilla dhe sugjerime për studimet që do të ndjekin në të ardhmen”.

Kurrikulat e Mjekësisë në Universitetin “Western Balkans”, janë dizenjuar në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit të Kembrixhit.

Universiteti “Western Balkans” ofron programe studimi në fushat më të kërkuara nga tregu i punës brenda dhe jashtë vendit, si në Shkencat Mjekësore, Ekonomi, Biznes, Teknologji dhe Inovacion.