Bardhi tallet me Agalliun: Ta ka mësuar Luli kushtetutën

Deputetët e demokratë vijojnë që të përplasen mes vetes me njëri tjetrin. Deputeti Gazment Bardhi është përplasur me deputetin Arbi Agalliun teksa ka ironizuar me këtë të fundit.

‘Ta ka mësuar Luli kushtetutën’- i tha Bardhi, duke ironizuar kolegun e tij.

Bardhi ka qenë pjesë e grupit të Bashës deri para pak kohësh, ku në një moment vendosi të bëjë polin e tretë, por më pas u bashkua me Berishën.