Dekretohen ambasadorët e rinj, ndryshime në diplomaci në Kosovë, Ukrainë, Çeki dhe 4 vende të tjera
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar emrat që do të drejtojnë gjashtë ambasada të Shqipërisë. Pas procesit të zhvilluar në kuvend me firmën e kreut të shtetit Bajram Begaj në Kosovë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Petrit Malaj i cili tashmë nis karrierën në diplomaci.
Vendimi vjen pikërisht kur ka rinisur edhe dialogu Prishtinë-Beograd dhe pas tensioneve të forta që u zhvilluan në veri.
Qemal Minxhozi do të rikthehet në Tiranë pas përfundimit të mandatit në Prishtinë.
Edhe në Poloni e Ukrainë do të ketë ndryshime. Shpresa Kureta që mbulonte këto shtete do t'ia lërë detyrën Mimoza Halimit. Kjo e fundit duket se do të ketë një detyrë edhe më të vështirë për shkak të tensioneve dhe sulmit të Rusisë mbi Kiev që tashmë po mbush dy vite nga nisja e agresionit.
Shqipëria është renditur në shtetet që kanë miratuar sanksionet ndaj Moskës.
Në Kuvajt dhe Irak, Tirana zyrtare do të përfaqësohet me Ilir Hysën që do të zëvendësojë Saimir Balan. Ndërsa në Çeki Ilir Tepelena merr detyrën prej të cilës largohet Iliran Kuko.
Më herët ambasadorët e rinj kanë paraqitur strategjinë e tyre në komisionin parlamentar të punëve të jashtme ku kanë folur për mbrojtjen e interesave të shqipërisë dhe të promovimit të turizmit dhe të thithjes së investimeve të huaja në vendin tonë.
Kosovë
ikën
Qemal Minxhozi.
Emërohet
Petrit Malaj
Kuvajt-Irak
Ikën
Saimir Bala
Emërohet
Ilir Hysa
Çeki
ikën
Ilirian Kuka
Emërohet
Ilir Tepelena
Rumani
ikën
Ilir Tepelena
Emërohet
Enkeleda Mërkuri
Slloveni
ikën
Pëllumb Qazimi.
Emërohet
Oljan Kanushi
Sllovaki
ikën
Enkeleda Mërkuri
Danimark
Ikën
Elida Petoshati
Emërohet
Sokol Dedja
Ukrainë - Poloni
Iken
Shpresa Kureta
Emërohet
Mimoza Halimi
