Horror në Itali, ndërron jetën 38-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2023, 11:45
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Itali, ku bëhet me dije nga mediat vendase se një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Viktima, i cili lëvizte me motoçikletë, ka goditur makinën përballë duke kaluar në korsinë tjetër.
Një tjetër makinë që vinte përballë nuk ka mundur ta shmangë 38-vjeçarin. Ai vdiq në çast, sipas mediave italiane.