VIDEO/ Muriqi lë “Dardanët” në baltë me një karton të kuq, mbyllet pjesa e parë Rumani - Kosovë

Kosova po tenton të sfidojë në transfertë Rumaninë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.

Ndeshja eshtë ndërprerë ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës që po zhvillohet në Bukuresht, pasi gjyqtari kryesor i takimit i tërhoqi të dy skuadrat nga fusha dhe arsyeja është për shkak të parullave nacionaliste në tribuna nga tifozët e Rumanisë.

Në tribuna nga tifozët e Rumanisë shpalosën banerin me fjalinë “Kosova është Serbi”, gjë e cila detyroi gjyqtarin e ndeshjes ta ndaloje lojën dhe t’i tërheq skuadrat në dhomat e zhveshjes. Ndeshja rifilloi pas pak minutash.

“Dardanët” vijnë me moralin lart pas barazimit me Zvicrën dhe do të kërkojnë fitoren ndaj rumunëve.

LIVE 

RUMANI 0-0 KOSOVË

NGJARJET KRYESORE

VIDEO/ Muriqi lë “Dardanët” në baltë me një

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fund të pjesës së parë.

41’ Muriqi merr kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me të kuq (VIDEO)

41’ Zhegrova lëshon një gjuajtje të fortë, topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

34’ Banku nga e majta gjen përsëri hapësirë pas shpinës së Vojvodës dhe nis topin në qendër, duke gjetur këtë herë Muriç të gatshëm.

32’ Momente tensioni pasi Rrahmani dhe Pushkash përplasen në fushë. Gjyqtari u tregon të dyve kartonin e verdhë. (VIDEO VIDEO)

29’ Mundësi e shkëlqyer për Kosovën pasi një kthim i gabuar mbrapa i topit bëhet asist për Muriqin. Ai kalon portierin, por gjuajtja e tij devijohet para vijës fatale nga Dragushin. (VIDEO)

26’ Banku merr topin nga e majta në zonë dhe gjuan pa gjetur katërkëndorin e Muriç në një pozicion të favorshëm. (VIDEO)

25’ Pasim interesant i B. Berishës për Rashicën e Muriqin, por të dy nuk kuptojnë idenë e mesfushorit dhe shpërdorojnë mundësinë për të gjuajtur në portë.

23’ Mundësi e mirë e Rumanisë për të rrezikuar me Haxhin, por gjuajtja e tij përfundon jashtë, ndërsa aksioni bëhet i pavlefshëm për një faull të Pushkash ndaj Alitit. (VIDEO)

22’ Paqarada nga e majta nis një top të gjatë në zonë për Muriqin, sfera përfundon në duart e  portierit.

19’ Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në një duel ajror.

19’ Rifillon zyrtarisht ndeshja me një top që niset nga Muriç.

0ra 21:52 Gjyqtari shpjegon edhe një herë se ndeshja mund të ndërpritet përfundimisht nëse përsëriten kore të tilla.

0ra 21:43 Dy skuadrat kthehen në fushë për të bërë një nxemje prej 15 minutash, ndeshja pritet të rifillojë në 21:55.

Ora 21: 18 Arbitri dhe delegati i ndeshjes po diskutojnë nëse do të vazhdojë sërish dueli apo do të pezullohet. (VIDEO)

Ora 21:15- Skuadrat vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat e zhveshjes.

22′ Shfaqet baneri “Kosova është Serbi”, gjyqtari pezullon ndeshjen. (VIDEO)

21′ Kapiteni i Rumanisë shkon të qetësojë tifozët, por asgjë nuk ndryshon.

20′ Vazhdojnë sërish koret kundër Kosovës, gjyqtari kërkon të qetësohet situata.(VIDEO)

17′ Tifozët rumunë protestojnë ndaj futbollistëve të Kosovës, ndalet loja për momentin.

14′ Berisha ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes ndaj një kundërshtari.

10′ Zhegrova tenton nga jashtë zonës me një gjuajtje potente, por portieri i Rumanisë arrin ta ndalë. (VIDEON)

9′ Burka ndërhyn ashpër ndaj Rashicës dhe nddëshkohet me karton të verdhë.

8′ Vojovoda tenton të krosojë për Zhegrovën, por Banku nuk e lejon dhe largon topin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

RUMANI-KOSOVË

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë. Gliha ka bërë vetëm një ndryshim në mesfushë në krahasim me ndeshjen e shkuar, në vend të Fazliji është Zhegrova.

VIDEO/ Muriqi lë “Dardanët” në baltë me një