“Kosova është Serbi”, ndërpritet ndeshja në Bukuresht. Nuk ka ende një vendim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 21:17

Në minutën e 20 të ndeshjes Rumani-Kosovë, tifozët vendas kanë shpalosur sërsh një banderolë provokuese ndaj miqve me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Futbollistët rumunë kanë biseduar me tifozët, të cilët nuk e kanë larguar mesazhin nga tribunat.

Kjo ka bërë që lojtarët e Kosovës të kërkojnë ndërprerjen e ndeshjes. Arbitri nuk ka hezituar duke i dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Ndeshja pritet të rinisë pas pak minutash pa praninë e tifozëve të cilët nuk pranuan të heqin banderolën diskriminuese.

Ky nuk është provokimi i parë nga ana e tifozëve rumunë të cilët u përjashtuan edhe nga stadiumi “Fadil Vokrri” tre muaj më parë për shkak të koreve provokuese në Prishtinë gjatë sfidës mes Kosovës dhe Rumanisë që u mbyll në barazim pa gola.
