Çmenduri në "Elbasan Arena"/ Shqipëria përmbys Rumaninë me 3 gola. Berisha shënon një euro gol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 20:23
Pas suksesit historik ndaj Polonisë në “Air Albania” emocionet e popullit kuqezi zhvendosen te Shpresat, me skuadrën e Alban Bushit që gjithashtu arriti që të shënonte një fitore mjaft të rëndësishme kundër Rumanisë në shifrat 3-2.
Kuqezinjtë e "vegjël" e panë veten në disavantazh të dyfishtë, ku pësuan në minutën e 47 dhe 58.
Kristian Shpendi ngushton për 1-2 në të 63', teksa Medon Berisha shënon një "predhë" të vërtetë.
Mrekullia erdhi në minutën e 88 ku Pajaziti shënoi golin e përmbysjes.
