Vendim i turpshëm i UEFA-s, rikthen Kosovën në fushën e racistëve rumunë

Vendim i turpshëm i UEFA-s, rikthen Kosovën në fushën e
Ndeshja Rumani-Kosovë e ndëprerë për shkak të banderolës “Kosova është Serbi” për më shumë se 30 minuta, u rikthye të luhet në fushën e stadiumit kombëtar të Bukureshtit.

Në minutën e 18 sfida eleminatore u ndërpre dhe lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes pasi ultasit vendas nuk pranuan t’u jepnin fund thirrjeve diskriminuese.

Vendim i turpshëm i UEFA-s, rikthen Kosovën në fushën e

Ndeshja rinis me rezultatin 0-0 në min. 17:00, ndërsa UEFA nuk pranoi që minimalisht të boshatiste stadiumin ku edhe pas rikthimit të Kosovës në fushën e lojës vijuan koret kundër skuadrës dardane.

Ultrasit “Uniți Sub Tricolor” hapën një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, parullë qartësisht politike që nuk lejohet në tribuna.

Vendim i turpshëm i UEFA-s, rikthen Kosovën në fushën e

Gjyqtari në konsultim me delegatin e ndeshjes, vendosi që të ndërpriste takimin dhe dy nga yjet e Rumanisë, Nikolae Staçiu dhe Ianis Haxhi, shkuan poshtë tribunës së ultrasve.

Ata iu kërkuan që ultrasit të hiqnin parullën në fjalë, por këta të fundit refuzuan. Kjo bëri që gjyqtari të sinjalizonte kthimin në dhoma të zhveshjeve të lojtarëve.

SHIH VIDEON

Vetëm atëherë ultrasit hoqën parullën kundër Kosovës.