Poston "vajzën misterioze", Art Abazi rigjen dashurinë në SHBA?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 15:23

Këngëtari shqiptar, Art Abazi, është shpërngulur në SHBA pas ndarjes nga e fejuara e tij, nga ku ndan copëza të jetës me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme, teksa po shijonte oqeanin Atlantik, në breg të detit ai ka ndarë një shkrepje të një vajze e cila aludohet të jetë e dashura e tij e re.
Në foto, vajza misterioze shfaqet e shtrirë në rërë nga ana e kundërt e fotos, duke bërë që identiteti i saj të mbetet i fshehtë.
Nuk dihet akoma në qoftë se ajo është partnerja e re e tij apo thjesht një mikeshë me të cilën po kalon pushimet.

