Grupi "Aerosmith" anulon koncertet, shkak dëmtimi i kordave vokale të këngëtarit

Grupi amerikan i rock-ut Aerosmith ka shtyrë gjashtë shfaqje të turneut të tyre të lamtumirës në Amerikën e Veriut, për shkak të dëmtimit të kordave vokale të këngëtarit Steven Tyler.

Grupi filloi turneun e tyre ‘Peace Out’ me disa koncerte në fillim të këtij muaji dhe ishte caktuar të performonte në Toronto të martën, por kjo tashmë është shtyrë deri në shkurt 2024.

Pas rishikimit të agjendës, shfaqja e tyre e radhës parashikohet në Florida muajin që vjen.

Në një reagim në rrjetet e tij sociale frontmeni Tyler tregoi se ishte zemërthyer.

“Më thyhet zemra të them se kam marrë urdhër të rreptë të mjekut që të mos këndoj për 30 ditët e ardhshme”, u shpreh ai.

"Unë pësova dëmtim të kordave vokale gjatë shfaqjes së së shtunës në Nju Jork që çoi në gjakderdhje të mëvonshme. Do të na duhet të shtyjmë disa takime në mënyrë që të mund të kthehemi dhe t'ju japim performancën që meritoni’ përfundoi këngëtari 74 vjeçar.

Aerosmith bëri bujë me hitet e publikuara në vitet 70, 80 dhe 90 si Dream On, Ëalk This Ëay dhe I Don't Ëant To Miss A Thing.

Grupi fitues i Grammy-t në Boston, i njohur për stilin e tyre të jetës së egër u futën në Rock & Roll Hall Of Fame në 2001, të 

njëjtin vit kur ata performuan në shfaqjen e pjesës së parë të Super Boël.

Rokerët anuluan një pjesë të përformancës së tyre në Las Vegas vitin e kaluar për shkak të problemeve shëndetësore të Tyler.

Turneu i tyre i fundit ishte caktuar të përfundonte në Montreal më 26 janar, por tani do të vazhdojë në muajin vijues, duke kulmuar me një shfaqje të riplanifikuar në Ohio më 29 shkurt.

Shfaqjet në Detroit, Çikago, Uashington DC dhe Karolina e Veriut janë prekur gjithashtu.

Tifozët mund të mbajnë biletat e tyre, të cilat do të jenë të vlefshme për datat e reja, ose të kërkojnë rimbursim