Vjen "i paftuar" në foto album, reagon nëpërmjet një postimi Olta Gixhari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2023, 14:36
Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Olta Gixhari është tepër aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj foto dhe video nga pushimet verore.
Ajo ka treguar se tashmë ndodhet në Itali së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Se fundmi ajo ka postuar disa foto, në të cilat duket se një pulëbardhë i ka ardhur afër duke pozuar së bashku me të.
Në foton e parë, aktorja nuk duket mjaft e gëzuar për prezencën e tij, por më pas duket se është ambientuar me prezencën e tij.
