Malumës i ndodh e papritura në koncert, publiku i gjuan me patericë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 15:07
Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur këngëtarit kolumbian, Maluma teksa performonte në skenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këngëtari duket se është shtuar në listën e kolegëve të tij, sa i takon trendit të fundit, ku publiku hedh sende të ndryshme në skenë gjatë performancave të artistëve.
Koncerti u ndërpre për disa minuta, por fatmirësisht këngëtari nuk u lëndua dhe vazhdoi sërish shfaqjen.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Maluma, i cili mori në dorë patericën dhe pa me mosbesim pjesëmarrësit në koncert, mirëpo nga ana tjetër ende nuk dihet motivi i aktit të pjesëmarrësit në koncert.
@elrey100000 #maluma #concert #foryou #public #medellincolombia #santodomingo #madrid #london #fyp #music #throwing ♬ Medusa - Jhayco & Anuel AA & J Balvin
