Megan Fox në "Mortal Combat", aktorja do të jetë në rolin e luftëtares Nitara

NetherRealm Studios do të zhfrytëzojë zërin e aktores hollivudiane megan foks për të krijuar luftëtaren Nitara, heroinën vampire që vjen nga Vaeternus

Është vetë Foks që ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë lojë loftarake.

E prezantuar për herë të parë në kapitullin Deadly Alliance, Nitara është një personazh i paisur me kthetra vdekjeprurëse që lufton për të mbrojtur racën e saj duke shfrytëzuar çdo element që ka në dispozicion.

Nitara do të ketë gjithashtu edhe pamjen e megan fox e shndërruar me fuqi të shtuara dhe me pamje aggressive e sjellje brutale.  Unë u rrita duke luajtur mortal kombat, ende nuk mund të besoj se do të personifikoj një personazh në lojën e re, thotë aktorja. Është një nder të  jesh pjesë e një prej videolojërave më të mëdha të korërave, shtoi ajo.

Fox nuk është i vetmi yll që bëhet pjesë në videolojra të këtij formati. Van dam do të jetë gjithashtu në një tjetër krijim, por edhe JK.Simons që vjen në rolin e Omni Man i huazyar nga seriali "Invincible"