Vajza e humbi "misterin", Stresi ka një apel: Asaj po i shkatërroni shumë gjëra në të ardhmen...

Reperi shqiptar, Stresi, ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, pas fotos së publikuar nga ai, ku shfaqet duke puthur në qafë një vajzë 18-vjeçare.

Identiteti i vajzës u zbulua menjëherë nga ndjekësit e reperit, gjë që mesa duket ka shkaktuar nervozizëm tek ky i fundit.

Pasi e mohoi fillimisht se vajza në fjalë është e dashura e tij, Stresi ka reaguar sërish dhe kësaj radhe më i ashpër duke sharë edhe mediat.

Reperi betohet se me vajzën nuk ka asgjë përveçse bashkëpunim për një projekt muzikor.

“Para se te gjykosh jetën time apo karakterin tim, vish këpucët e mia, ec rrugëve ku kam ecur unë, jeto dhimbjet, dyshimet, te qeshurat e mia, jeto vitet qe kam jetuar unë deri tani, rrezohu atje ku jam rrezuar, dhe ri-ngrihu ashtu si unë…. te isha ne lidhje do e pranoja por edhe s’kam pse ju jap shpjegim por e kam detyrim të madh ndaj vajzës qe po i shkatërroni shume gjera ne të ardhmen… ajo foto ishte shaka qe doli ndryshe sepse jo te gjithë jemi njësoj dhe media e interpreton siç do vet. Vajza është pjesë e një projekti muzikor ju betohem… por po ja u bëj më të lehtë punën. JAM SINGEL Bëj Jetën Time Siç Ma Do Qejfi Mu Jetoj Si Me Qen Dita E fundit, Pra Të Dashura Portale Fu*k uuuuuuu….. Arkimedi”, shkruan reperi në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)