Me cigare në dorë dhe me bikini, e bija e Barack Obamës larg imazhit të "vajzës së mirë"

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama është e njohur si një shembull i klasit dhe stilit sa i përket veshjeve të përzgjedhura prej saj.

por duket se këtë cilësi ka dështuar që t'ia indoktrinojë vajzave të saj, të cilat preferojnë një qasje më të relaksuar dhe sportive për sa i përket imazhit publik të tyre.

Tani që babai i tyre nuk është më president i SHBA-së, Malia dhe Sasha duket janë “lëshuar” të  kompensojnë kohën e humbur kur detyroheshin nga protokolli si banore të Shtëpisë së Bardhë të zbatonin rregulla të rrepta, përfshirë dhe ato të veshjes.

Më parë, vajzat janë përshkruar si dy vajza të mira, të arsimuara dhe me stil, të cilat qëndronin larg skandaleve, por tashmë ato po shijojnë të gjitha festat dhe lirinë sa më shumë që munden.

Vajza e madhe, Sasha, njihet si më e guximshmja dhe duket se nuk e vret mendjen për faktin që ndiqet nga fotografët.

22-vjeçarja, e diplomuar në një kolegj në Kaliforni u fotografua së fundmi teksa ecte e mbathur me sytjena dhe një fund të gjatë, duke shijuar një cigare në rrugë nën shoqërinë e miqve të saj.

Me cigare në dorë dhe me bikini, e bija e Barack Obamës larg

Me cigare në dorë dhe me bikini, e bija e Barack Obamës larg