Kursi i këmbimit, zhvlerësohen monedhat e huaja

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten euroja dhe dollari amerikan (USD) u zhvlerësua përkatësisht me 0,33 lekë dhe 0.23 lekë, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 100.31 lekë, ndërsa euro u këmbye me 107.32 lekë.

Në raport me lekun humbën terren edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.

Monedha britanike këmbehet me 125.18 lekë, ose 0.18 lekë më pak.

Franga zvicerane u zhvlerësua me 0,27 lekë duke zbritur në kuotën 112,46 lekë.

Kursi i këmbimit, zhvlerësohen monedhat e huaja