Viti i ri shkollor/ Bie numri i nxënësve në fshatra, në Berat rikthehet mësimi me dy turne
Viti i ri shkollor 2023-2024 , ka startuar sot edhe në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike te bashkise Fier.
Dita e pare e vitit te ri shkollor i gjen rruget e qytetit me trafik të rënduar nderkohe qe policia rrugore ka marre te gjitha masat per menaxhimin e tij.
Kete vit te ri shkollor ne institucionet arsimore nen juridiksionin e ZVAP Fier te gjitha shkollat jane te hapura nderkohe qe asnjë shkollë nuk do te mbyllet.
Numri i nxenesve ne arsimin e mesem te ulet, ku pefshihen te gjitha shkollat 9-vjecare është 7115 nxenes, kurse numri nxenesve ne arsimin e mesëm për këtë vit arsimor, 3014 nxenes, ndersa do te ulen per here te pare ne bankat e shkolles 818 nxenes.
Jane plot 10947 nxenes qe do te nisin vitin e ri arsimor 2023-2024, ndersa numri i shkollave eshte 54.
Per kete vit te ri shkollor 2023-2024 nuk ka asnje shkolle mbyllur, ndersa numri i shkollave qender eshte 52 plus 2 shkolla profesionale, kurse numri i shkollave vartëse eshte 10.
Nga te dhenat e mars prane DRAP, per vitin shkollor 2022-2024 janë 21 mesues qe u zgjidhet kontrata per arsye se mbeten pa norme mesimore ne Fier, 9 ne Mallakaster dhe 3 ne Lushnje.
Nderkohe kete vit akademik, siguria e nxenesve do te kete nje vemendje te vecante ne kuader te paketes se sigurise.
Ne kete fillimvit shkollor 2023-2024 vihet re nje reduktim i ndjeshem i numrit te nxenesve vecanerisht ne shkollat e zonave rurale, ku krahasuar me vitin e meparshem mesimor ka rreth 3000 nxenes me pak.
Një fenomen tjeter qe vihet re kete vit eshte numri i ulet i femijeve qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles, ku mesatarisht ne te gjitha bashkite e qarkut, pervec Fierit arrin ne 150.
Gjithashtu behet me dije se bashkia Fier ka siguruar transportin baze ne te gjitha shkollat pritese , ndersa jane shperndare librat falas per te gjitha shkollat.
Ka startuar në Berat Viti i ri shkollor 2023-2024. Shkollat kanë hapur të gjitha dyert për pritjen e nxënësve e mësuesve, ndërkohë që fëmijët shihen ti drejtohen shkollave të lumtur e me lule në duar për të filluar mbarë këtë vit mësimor.
Mësohet se për shkak të rindërtimit të gjimnazit më të madh në qarkun e Beratit “Babë Dudë Karbunara”, mësimi për nxënësit e këtij gjimnazi do të zhvillohet pasdite në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori”.
Këtë vit në qarkun e Beratit kanë hapur dyert për vitin e ri arsimor 58 shkolla (9-vjeçare dhe të mesme). Vetëm në Berat kanë hapur dyert për fillimim e viti të ri arsimor 25 shkolla publike, 3 shkolla jopublike dhe 2 shkolla profesionale.
Numri total i nxënësve në këto shkolla është 5350 nxënës,ndërkohë që në bankat e shkollës ulen për herë të parë 540 vogëlushë në klasën e parë.
Edhe kopshtet e çerdhet kanë hapur sot dyert për të pritur vogëlushët.Në Berat 1120 fëmijë frekuentojnë kopshtet në qytet e fshat dhe 251 fëmijë frekuentojnë çerdhet.




