Polonia rikuperon mesfushorin e Napolit, do të luajë në Tiranë
Piotr Zielinski do të luajë e madje titullar në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë nesër në mbrëmje në orën 20:45.
Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Kombëtarës së Polonisë, sipas të cilit, mesfushori nuk vuan nga asnjë dëmtim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Fernando Santos për sfidën jetike të bardhekuqve në Tiranë.
Zielinski nuk ka kaluar një formë të mirë gjatë ditëve të fundit për shkak të problemeve fizike dhe shpesh herë ëshët aluduar për një mungesë të mundshme të tij në Tiranë por tashmë është zyrtare që ai do të jetë pjesë e skuadrës për këtë 90 minutësh.
Mesfushori kampion i Italisë është shumë i rëndësishëm në radhët e Polonisë, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024 e prania e tij nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë.
