"Koka e korrupsionit flet për korrupsionin", eksperti i IT denoncon skandalin me certifikatat e pronësisë nga AKSHI: Hetoni urgjent emailin e Mirlinda Karcanajt

Eksperti IT-së Genti Progni vijon denoncimin e skandaleve me Kadastrën e Shqipërisë, ku protagoniste është vetë drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karcanaj, institucioni i së cilës vijon të mbajë peng shërbimet ndaj qytetarëve prej afro 3 muajsh me bllokimin e tenderit të digjitalizimit të Kadastrës.

Përmes rrjeteve sociale, Progni publikon një komunikim elektronik mes Karcanajt dhe zyrtares së Kadastrës Joana Dervishi ku e urdhëron për ngrirje të certifikimit të pronave. Ja çfarë thotë eksperti Genti Progni:

Postimi i Prognit:

Super skandalet e AKSHI nuk kanë fund dhe për këtë mjafton emaili zyrtar i Mirlinda Karcanaj (imagjinoni emaili privat gmail ose ai që i menaxhon kryeministrit ne gmail). Mjafton të hetohet ky email zyrtar dhe ai institucion shkrihet ! Shikoni çfarë i shkruan Mirlinda Karcanaj punonjëses së saj Joana Dervishi për kadastrën (koka e korrupsionit flet për korrupsionin):

Asnjë nga pronat nuk do jetë e certifikuar thotë zyshe Mirlinda dhe njerëzit s'marrin certifikatat se i bllokon zysha me urdhër të prerë, zoti në qiell dhe zysha në Shqipëri …
KUJDES: Digitalizimi masiv, ka shumë mundësi që te na leje ne te njejten situate. Asnje nga pronat nuk do jete e certifikuar.

"Koka e korrupsionit flet për korrupsionin", eksperti i IT